Gjakovë, punëtori bie nga një lartësi prej dy metra
19 korrik 2021
| 11:11
Një person është lënduar në Gjakovë, derisa ishte në vendin e tij të punës.
Sipas raportit të policisë, viktima ka rënë nga një lartësi prej dy metra.
“Viktima mashkull kosovar derisa ishte në vendin e tij të punës ka pësuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit si pasojë e rënies nga një lartësi 2 metra. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim.