Gjaku i martirëve na obligon të kërkojmë drejtësi
21 më parë, në Studime të Vushtrrisë, brenda dy orëve nga forcat serbe u pushkatuan 116 shqiptarë të pafajshëm të cilët ishin nisur për Shqipëri.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët e kësaj masakre, duke thënë se martirët e masakrës së Studimes ranë duke kërkuar të drejtën për të jetuar të lirë e me dinjitet në tokën e tyre.
Teksti përkujtimor i Haradinajt:
Me pietet kujtojmë sot martirët e masakrës së Studimes, të cilët ranë duke kërkuar të drejtën për të jetuar të lirë e me dinjitet në tokën e tyre. Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë gjersa përgjegjësit e këtyre masakrave dhe gjenocidit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Lavdi e përjetshme të rënëve për lirinë e Kosovës!