Gjaku i prodhuar në laborator i transfuzohet një njeriu për herë të parë
Gjaku i prodhuar në laborator, për herë të parë i është transfuzuar një njeriu në kuadër të një prove klinike.
Shkencëtarët nga Bristoli, Kembrixhi dhe Londra filluan një studim që fokusohej në qelizat e kuqe të gjakut që transportojnë oksigjenin nga mushkëritë në trup.
Shkencëtarët arritën që për herë të parë të realizojnë transfuzion të gjakut të prodhuar në laborator tek njeriu në kuadër të provës klinike, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.
Më tej u bë e ditur se reagimet e këtij transfuzioni do të ndiqen me lëndë radioaktive.
Qëllimi i hulumtimit theksohet se nuk ishte zëvendësimi i dhurimit të gjakut, por krijimi i një linje prodhimi ku gjaku i marrë përmes dhurimit do të shndërrohej në gjakun e dëshiruar.
Prof. Ashley Toye nga Universiteti i Bristolit ka vënë në dukje se disa grupe të gjakut janë shumë shumë të rralla.