Gjarpërinjtë kishin këmbë të pasme për 70 milionë vjet
02 dhjetor 2019
| 11:08
Evolucioni i gjarpërinjve ka intriguar shkencëtarët për vite me radhë. Ata e dinin se këta vertebrorë kompleks dikur kishin gjymtyrë dhe ishin përshtatur me kalimin e kohës për të jetuar pa to në mënyrë dramatike.
Por fosilet e kufizuara nuk reflektojnë se si ndodhi ky tranzicion qëkur gjarpërinjtë u shfaqën për herë të parë rreth 163-174 milionë vjet më parë.
Dhe sipas një zbulimi të ri të disa fosileve të ruajtura mirë të gjarpërinjve, veçanërisht kafkat e tyre, tregojnë se kishin këmbë të pasme për një periudhë të gjatë. Në studimin e botuar në revistën Science Advances thuhet se gjarpërinjtë i kishin këmbët për rreth 70 milionë vjet.