Gjarpri më i madh në histori? (Foto)
28 prill 2019
| 13:08
Në 2016-ën, punimet për ndërtimin e një godine në shtetin brazilian të Paras, kanë nxjerr në sipërfaqe ndoshta zvarranikun më të madh që ka parë ndonjëherë njerëzimi.
Punëtorët kanë zbuluar në hapjen e themeleve të godinës në Altamira një anakonda gjigante dhe për vënien nën kontroll të saj u desh përdorimi i vinçave dhe zinxhirëve.
Gjarpri është i gjatë mbi 10 metra, peshon pak më shumë se 400 kilogramë dhe ka një diametër prej 1 metër gjerësi.
Fati i gjarprit mbetet i paqartë. Nuk dihet nëse është vrarë apo është lëshuar sërish në natyrë.