Gjarpri që mund ta gëlltisë njeriun endet i lirë nëpër Cambridge
02 korrik 2019
| 11:18
Pitonët që rriten në Azinë Juglindore janë gjarpërinjtë më të gjatë në botë që mund të rriten deri në dhjetë metra.
Një gjarpër i tillë me gjatësi prej 2.7 metrash po qarkullon i lirë nëpër qytetin Cambridge të Anglisë, shkruan “Sky News”.
Autoritetet e sigurisë kanë arritur ta gjejnë pronarin, por jo edhe gjarprin. Ky lloj i gjarprit mund ta hapë nofullën aq shumë sa të jetë në gjendje ta gëlltisë një njeri.