Gjashtë avionët e parë francezë luftarakë ‘Rafale’ aterojnë në Zagreb
Kroacia ka pranuar të enjten gjashtë avionët e parë “Rafale” që ka blerë nga Franca, nga 12 sa ka porositur, duke e bërë pagesën më të madhe që nga koha e shkëputjes nga Jugosllavia.
Avionët luftarakë mbërritën të enjten në Zagreb, me forcën ajrore të Kroacisë që po zëvendëson flotën e saj të “MiG”-ve të vjetër të epokës sovjetike.
Kryeministri në largim Andrej Plenkoviq dhe zyrtarë të tjerë të lartë mbajtën një ceremoni mbërritjeje për avionët, të fluturuar nga pilotët kroatë pas muajsh trajnimi në Francë.
“Modernizimi i flotës luftarake është investimi më i madh… në ushtrinë kroate dhe sigurinë e atdheut tonë”, ka thënë të enjten ministri i Mbrojtjes, Ivan Anusic në një mesazh të postuar në “X”.
Në vitin 2021, Kroacia ra dakord të blinte 12 avionët në një marrëveshje me vlerë një miliard euro, blerja e saj më e madhe e armëve që kur luftoi për t’u ndarë nga Jugosllavia tre dekada më parë.
Ajo ka zgjedhur paketën e Francës mbi ofertat nga Izraeli, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara.
Kroacia iu bashkua NATO-s në vitin 2009 dhe Bashkimit Evropian katër vjet më vonë.
Fqinji i Kroacisë, Serbia, presidenti Aleksandër Vuçiq, ka thënë këtë muaj se vendi i tij gjithashtu shpresonte të nënshkruante një marrëveshje për blerjen e avionëve “Rafale” nga Franca së shpejti.