Gjashtë filmat më të mirë fantastiko-shkencor 2021 sipas IGN

26 dhjetor 2021 | 09:43

Faqja e njohur e internetit dedikuar video-lojërave dhe informacioneve nga shoubiznesi IGN ka bërë vlerësimin e disa prej filmave më të mirë fantastiko-shkencor të 2021-s.

Janë një radhë filmash fantastiko-shkencor të cilët gjatë vitit që po lëmë pas lanë përshtypje te dashamirët e tyre. Sipas revistës IGN, pesë prej tyre janë më të veçuar.

I pari në listë është filmi “Dune”. Ky film shpesh u përshkrua si njëri prej më të mirëve. Ai është me regji dhe skenar të Deni Vilenuv. “Dune” është filmi i parë i planifikuar nga dy pjesët e romanit të vitit 1965, të autorit Frank Herbert. Dashamirët e tij, vazhdimësinë e filmit “Dune” do të kenë shans ta shohin pas dy vitesh.

Në radhë vjen filmi “Godzilla versus Kong”. Ky flm u lansua në SHBA me 31 mars, dhe mori kritika pozitive. Ai theu disa rekorde shikueshmërie në pandemi, ndërkaq fitoi 467 milionë dollarë në kinematë botërore.

Në pozitën e tretë është filmi “The Green Knight”, me regji e skenar të David Lowery. Ky film paraqet një tregim nga mesjeta, fantazi. Edhe ky film mori kritika pozitive. Ai nga kinematë botërore fitoi 18 milionë dollarë, ndërkaq u realizua me një buxhet prej 15 milionësh.

Filmi më i mirë fantastiko shkencor në pozitën e katërt sipas IGN është “Lamb”. Ky film rrëfen tregimin për dy prindër, të cilët janë dëshmitar të lindjes së një qengji që duket më ndryshe se qengjat tjerë. Ata vendosin ta rrisin si fëmijë të tyre. Kështu, pas kësaj, u ndodhin gjëra të papritura, të mistershme.

Dhe filmi i pestë, më i mirë në radhë të filmave fannastiko-shkencor sipas IGN është “Shang Chi and the Legend of the Ten Rings” . Ky film po ashtu ka marrë kritika pozitive. Shang Çi ka fituar 432 milionë dollarë në botë, duke u bërë kështu njëri prej filmave fantastiko-shkencor që ka fituar më së shumti para gjatë 2021-tës. Sipas informatave për këtë film, është duke u zhvilluar edhe vazhdimësia e tij.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Platforma Prishtina dhe kolektivi Andrrat Moderne promovojnë librin e kujtimeve të valës…