Gjashtë fshatra të Gjakovës mbeten pa ujë, kjo është arsyeja

05 korrik 2021 | 11:19

Gjashtë fshatra të Komunës së Gjakovës kanë mbetur pa ujë mëngjesin e sotëm. Arsye për këtë kanë qenë defektet në gypin kryesor në Xërxe.

Lajmin e ka bërë me dije Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, duke u arsyetuar me punimet që po bëhen për lokalizimin dhe sanimin e defektit.

Fshatrat e prekur nga ky defekt janë Gexha, Radosti, Ratkoci, Vranjaku,  Bratotini dhe  Dejna.

“Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrë të gjitha masat e duhura që sa më shpejt të rikthejmë furnizimin me ujë”, ka njoftuar KRU “Gjakova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Osman Azemi vazhdon ta mbajë primatin si njëri nga aktorët…