Gjashtë futbollistë dhe dy pjesëtarë të stafit të Tottenhamit infektohen me Covid

07 dhjetor 2021 | 13:09

Tottenhami është goditur nga koronavirusi para ndeshjes të së enjtes në Conference League ndaj Rennes.

Gjashtë futbollistë të ekipit të parë dhe dy anëtarë të stafit besohet se kanë rezultuar pozitivë për koronavirus, raporton “Sky Sports”.

Ky “shpërthim” i koronavirusit mund të ketë ndikim të keq te Tottenham në ndeshjet pasuses.

Pasi do të përballet me Rennes, ekipi i Antonio Contes do të rikthehet në Premierligë ku do të udhëtojë për t’u përballur me Brightonin të dielën, para se të përballen me Leicesterin të enjten dhe më pas ta presin Liverpoolin më 19 dhjetor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur…