Gjashtë kampionët e xhudos synojnë të përsëritin suksesin e Majlinda Kelmendit në Francë

02 nëntor 2023 | 16:21

Nëntë vjet më parë Majlinda Kelmendi u bë kampione e Evropës në xhudo, dhe nga nesër gjashtë xhudistë të ekipit kosovar do të tentojnë të përsëritin suksesin e heroinës sonë në Francë.

Nga nesër në Montpellier të Francës do të mbahet Kampionati Evropian i xhudos, ku pjesëmarrës do të jenë gjashtë kampionët tanë të xhudos.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova, Loriana Kuka dhe Flaka Loxha do të synojnë të përsërisin suksesin e Majlindës në Francë, pikërisht në Evropianin e xhudos.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulzim Kryeziu, djali i afaristit të ndjerë Latif Kryeziu nga…