
Gjashtë kilogramë plastikë gjenden në stomakun e balenës së ngordhur
22 nëntor 2018
| 11:50
Gjashtë kilogramë plastikë u gjetën në stomakun e një balene e cila u gjet e ngordhur në një plazh në Indonezi. Kjo u njoftua nga zyrtari i Parkut Kombëtar Wakatobi, në ishullin e Sulawesi, pasi zbulimi ndodhi të hënën në mbrëmje.
Balena, 9.5 metra e gjatë, kishte brenda një masë plastike të përbërë nga 115 gota, katër shishe, 25 çanta najloni dhe sandale.