Gjashtë klube në garë për Silvan

10 qershor 2020 | 21:24

PSG-ja nuk do të rinovojë kontratën me Thiago Silvën, i cili në verë do të jetë lojtar i lirë, duke lënë Francën pas plot 8 vitesh. Pavarësisht moshës 35-vjeçare, eksperienca e brazilianit mund të jetë thelbësore në shumë ekipe.

Me shumë mundësi mbrojtësi do të kalojë në Angli, ku janë plot 5 klube që interesohen për të. Në krye të listës qëndron Everton, që ka avantazh të madh Carlo Ancelottin, i cili gëzon një marrëdhënie shumë të mirë me Thiago Silvën.

Përveç Everton, për shërbimet e brazilianit interesohen edhe Arsenal, Ëest Ham, Neëcastle dhe Ëolves. Ndërkohë në Itali nuk mungon interesimi nga Milani, që kërkon një mbrojtës me eksperiencë për të luajtur së bashku me Romagnolin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka adresuar kritika…