Gjashtë lojtarë do të largohen në verë nga Unitedi

08 prill 2022 | 12:45

Manchester Unitedi pritet të ndahet më gjashtë lojtarë në afatin kalimtar të verës. “The Mirror”, raporton se Unitedi do të lejojë largimin e Paul Pogba, Jesse Lingard, Edinson Cavani, Juan Mata, Tahith Chong dhe Lee Grant.

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është gjithashtu e pasigurt, me Unitedin që duket se do të humbasë vendin e katërt dhe futbollin e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm. Edhe e ardhmja e Marcus Rashford mbetet në dyshim. Por, Unitedi i ka thënë skuadrës se ata lojtarë që mbeten nën kontratë nuk do të lejohen të largohen, për shkak të atyre që tashmë largohen me skadimin e kontratave.

Të tjerë, si Anthony Martial, Donny van de Beek, Dean Henderson, Phil Jones, Axel Tuanzebe dhe Eric Bailly janë nën kontratë, por mund të largohen ose huazohen për të fituar diku kohë të rregullt të lojës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesin e së premtes, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) bashkë…