Gjashtë lojtarë të Chelseat infektohen me Covid-19
27 gusht 2020
| 13:39
Sezoni i ri nis në mënyrën më të keqe të mundshme për skuadrën e Chelseat.
Gjashtë futbollistë janë infektuar me koronavirus te skuadra e Bluve të Londrës dhe duhet të qëndrojnë për 14 ditë në vetizolim duke humbur ditët e para të përgatitjeve. Mason Mount, Tammy Abraham, Christian Pulisiq dhe Fikayo Tomori janë në vetizolim sipas të gjitha rregullave pasi u infektuan gjatë pushimeve në Mykonos, në Greqi.
Edhe futbollistët e tjerë Jorginho, Ross Barkley, Emerson dhe Michy Batshuayi nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Frank Lampard në ditët e para. Gjashtë prej tyre sipas “Daily Mail” janë infektuar, ndërkohë që dy janë mbajtur në izolim për shkak të kontakteve të ngushta me të infektuarit.