Gjashtë muaj burgim për mjekun që mori 30 euro ryshfet
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E. E. në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj burgim dhe dënim plotësues ku i ndalohet ushtrimi i profesionit në kohëzgjatje prej një (1) viti, nga dita kur aktgjykimi të marrë formën e prerë
“I akuzuari E. E., me datë 22.05.2012 në cilësinë e mjekut në Spitalin Regjional në Gjilan ka kërkuar dhe pranuar të holla në shumën prej 30 euro nga e dëmtuara L. H. për lëshimin e tre raporteve specialistike. Me këto veprime i akuzuari E. E. ka kryer veprën penale marrje ryshfeti, neni 343 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës (KPK). I akuzuari është gjykuar për këtë vepër edhe vite më parë, mirëpo Gjykata e Apelit ka rikthyer lëndën në rigjykim. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit”,ka njoftuar ka njoftuar Gjykata Themelore në Gjilan.
/Epoka e re/