Gjashtë raste aktive me Covid në Kosovë

13 dhjetor 2022 | 08:25

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë, aktualisht është gjashtë.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i ri me COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë, 1.836.937 doza të vaksinës.

Ndërsa, me dozën e dytë janë vaksinuar 824.942 qytetarë dhe po ashtu janë dhënë 105.421 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,895 persona deri më tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tre vjet, “Ballkani i Hapur” nuk ka arritur të…