Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 48 orëve në Kosovë

22 prill 2025 | 08:49

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në polici brenda 48 orëve.

Në të gjitha rastet, gratë kanë qenë viktima të dhunës fizike dhe psiqike.

Policia bën të ditur se pesë persona janë arrestuar, njëri prej të cilëve është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 20.04.2025 – 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare dhe disa personave tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Podujevë / 21.04.2025 – 17:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur dhe ndaj viktimës femër kosovare ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë / 21.04.2025 – 21:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ferizaj / 21.04.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë / 21.04.2025 – 07:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë / 21.04.2025 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Pas inicimit të rastit dhe intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares së…