Gjashtë raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt
Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkojë, nga data 24-30/04/ 2023 janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, prej tyre katër raste janë raportuar në Ferizaj, një rast në Shtime dhe një rast në Kaçanik.
Ndërsa me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, katër persona janë ndaluar në mbajtje dhe dy persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.
Policia apelon te qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
“Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.