Gjashtë raste të dyshuara me koronavirus në QKUK
Në Republikën e Kosovës ende nuk ka zyrtarisht persona të raportuar me koronavirus. Kështu është bërë me dije në një deklaratë për media të përfaqësuesve të ShSKUK-së.
Drejtoresha e Infektivës, Lindita Ajazaj-Berisha, ka bërë me dije se aktualisht kanë hospitalizuar gjashtë pacientë që po dyshohet se kanë simptomat e ngjashme me të koronavirusit, ndërsa dy të tjerë ende nuk janë pranuar në klinikë pasi janë duke i ekzaminuar.
Ajo ka thënë se gjendja e përgjithshme e pacientëve është e mirë.
“Për momentin nuk ka pacientë që kanë simptoma më të theksuara”, ka thënë Ajazaj-Berisha.
Ndërkaq, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka treguar se e kanë formuar një komitet multidisplinar në të cilën janë bërë përgatitje që disa klinika janë bërë porta hyrëse me një gatishmëri.