Gjashtë raste të reja me Covid

11 nëntor 2021 | 14:59

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1.427 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar edhe 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.504.

Në total numri i rasteve aktive është 429.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.264 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës.

Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP - Gjatë spektaklit të së martës të "Big…