Gjashtë raste të reja me Covid-19
Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 294 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe nga to janë konfirmuar gjashtë raste me Covid-19.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Mamushë, Vushtrri dhe Gjilan.
Ky Institut sot nuk ka bërë me dije numrin e të shëruarve, ndonëse një ditë më parë ka raportuar 912 të tillë.
Nga data 8 shkurt deri më 09 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 17.199 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.269 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
(M.Q / Epoka e re)