Gjashtë raste të reja me Covid dhe 40 të shëruar në zonat e banuara me serbë

21 korrik 2020 | 12:07

Në zonat e banuara me serbë në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste të reja me koronavirus dhe 40 të shëruar. Kështu ka bërë me dije specialisti i epidemiologjisë në veri, Aleksandër Antonijeviq.

“Nga 15 persona me simptoma të sëmundjes, gjashtë raste të infeksionit janë konfirmuar. Rezultatet e 46 personave të testuar treguan se 40 prej tyre janë shëruar. Kryesisht punonjës të shëndetit janë ata që janë shëruar nga kjo sëmundje”, ka thënë Antonijeviq, raporton Radio “Kontakt Plus”.

Në veri të Kosovës, 31 punëtorë shëndetësorë janë infektuar me Covid-19, ku nga ky numër gjashtë janë të punësuar në Institutin e atjeshëm të Shëndetësisë Publike.

Po ashtu, është bërë me dije se 15 fëmijë dhe katër gra shtatzëna janë infektuar me virusin korona në komunat me shumicë serbe.

Aktualisht janë 455 raste aktive në zonat e banuara me serbë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Vushtrria e ka siguruar rënien nga IPKO Superliga e…