Gjashtë raste të reja me Covid dhe 48 persona të vaksinuar

08 maj 2022 | 14:42

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të reja me Covid.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 48 doza të vaksinës kundër Covid-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.035 doza të vaksinës. Deri më sot 822.309 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.985 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 797 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.  Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.616. Në total numri i rasteve aktive është 390”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka…