Gjashtë  raste të reja me koronavirus në Suharekë

16 prill 2020 | 22:15

Edhe gjashtë persona në Suharekë kanë dalë pozitiv me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Muharrremaj ka thënë se nga 16 mostra sa janë testuar sot, 6 prej tyre kanë dalë pozitive me Covid-19.

Ndryshe, Instituti i Shëndetit Publik ende nuk ka dalë me rezultatet e sotme të mostrave të testuar.

Postimi i plotë i Muharremajt:

Nga 16 mostra që janë testuar, 6 prej tyre kanë dalë pozitiv, pra janë me Covid-19.Ne nuk duhet të ndalemi e të punojmë, që situatën ta mbajmë nën kontrolle, e të angazhohemi që të kemi sa më pak raste në të ardhmen.

Ju na ndihmoni duke qëndruar në shtëpi, e ne do ti kryejmë punët tona institucionale që na takojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari, sot liferoi pakot higjienike,…