Gjashtë shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut

12 mars 2025 | 15:12

Në mesin e të ftuarve të Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut Milevski ka ftuar gjashtë shqiptare Bardhi, Musliu, Alimi, Qamili, Alioski dhe i rikthyeri Elezi.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Futboll, Bllagoja Milevski ka publikuar listën me futbollist të ftuar për dy ndeshjet e para të ciklit të ri eliminator për Kampionatin Botëror 2026 kundër Lihteshtajnit dhe Uellsit. Ftesë për këto dy përballje lanë marrë 27 futbollist, ndërsa pas një kohe mungesë është rikthyer shkupjani Agon Elezi, ndërsa emër i ri i përfaqësueses është Luka Stankovski.

Në mesin e të ftuarve bëjnë pjesë edhe pesë futbollist të tjerë shqiptarë, të cilët tani më janë të rregullt në mesin e atyre që kanë marrë besimin e Milevskit, si Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ciklin e ri e fillon në udhëtim ndaj Lihteshtajnit me 22 mars, teksa tre ditë më vonë në Shkup pret Uellsin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon fuqishëm fyerjet dhe…