Gjashtë skuadra të interesuara për Jasharin

19 dhjetor 2022 | 11:24

Mesfushori i talentuar shqiptar, Ardon Jashari ka pasur një vit të jashtëzakonshëm, ku bëri debutimin me ekipin e parë të Luzernit, pastaj mori edhe ftesën për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Por ka shumë mundësi që ai mos të luaj më për Luzernin, ku është kapiten i këtij klubi pasi ofertat në drejtim të klubit zviceran për shqiptarin ka me bollëk. 20-vjeçari ka zhvilluar 15 ndeshje në Superligën e Zvicrës ku ka bërë edhe katër asistime.

Megjithatë mediet zvicerane kanë raportuar se janë plot gjashtë skuadra që duan transferimin e shqiptarit gjatë afatit kalimtar të janarit. Lideri aktual i Ligës Premier, Arsenal është në krye të listës, derisa në Angli reprezentuesi zviceran pëlqehet edhe nga Leicester City. Interesim për talentin me prejardhje nga Kumanova ka shprehur edhe lideri aktual i Serie A, Napoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka njoftuar se sot (e hënë) në…