Gjashtë të arrestuar në veri, i sulmuan policët

25 shkurt 2025 | 09:51

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në veri të Mitrovicës për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Policia tha se arrestimi i të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje mes tyre që ka ndodhur me datë 25.02.2025 në rrugë “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht para kafenesë “Tre sheshira”.

“Pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për ta ndaluar rrahjen e të dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtarët policorë, ku tre (3) zyrtarë policorë kanë pësuar, lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, tha policia në komunikatë.

Duke u treguar profesionale në kryerjen e detyrave, policia tha se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme “ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku iu është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit  kanë pranuar trajtim mjekësor”.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku gashtë (6) personat e dyshuar me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Të dyshuarit, alkool test

1. N.N. – 24 vjeçar 1.59 ‰

2. N.N. – 26 vjeçar 1.62 ‰

3. A.B. – 28 vjeçar 1.50 ‰

4. A.B. – 30 vjeçar  1.57 ‰

5. I.R. – 24 vjeçar 1.21 ‰

6. B.D. – 19 vjeçar 1.84 ‰

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetar me inicialet N.L ka dorëzuar një portofol në…