
Gjashtë të lënduar në aksident trafiku në Komoran, Policia jep detajet
24 dhjetor 2018
| 23:06
Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin për të cilin KALLXO.com raportoi më parë se ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, në Komoran.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxhës, aksidenti ka ndodhur pak pas orës 19:00.
Në këtë aksident sipas zëdhënësit janë përfshirë tri automjete. “Deri tani sipas informacioneve nga terreni 6 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Daut Hoxha për “kalloxo.com”.