Gjashtë të lënduar nga një aksident afër konvikteve në Prishtinë

08 maj 2024 | 09:42

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë.

Si pasojë, gjashtë persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beko Construction SHPK  shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…