Gjashtë të vdekur dhe 1 mijë e 283 raste të reja me Covid
06 shkurt 2022
| 14:59
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, janë shfaqur 1,283 raste të reja me COVID-19, ndërsa kanë vdekur gjashtë persona.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se sot janë shëruar 4,397 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 187,508. Në total numri i rasteve aktive është 26,977.