Gjashtë të vdekur dhe 264 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

21 dhjetor 2020 | 15:13

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani, ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë gjashtë persona si pasojë e infeksionit me Covid-19 dhe janë paraqitur 264 raste të reja.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 990 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 264 raste pozitive”, ka njoftuar Ramadani në një konferencë për medie, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leo Messi verën e kaluar ishte shumë afër largimit nga…