Gjashtë të vdekur dhe 3 mijë e 917 raste të reja
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur gjashtë persona dhe janë paraqitur 3 mijë 917 raste të reja me Covid.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 4 mijë e 623 doza të vaksinës kundër Covidit.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës. Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 68.526 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 15.268 testime, 3.917 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar 6 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950. Në total numri i rasteve aktive është 28.751”, ka njoftuar MSh-ja.