Gjashtë të vdekur dhe 602 raste të reja me Covid
13 shkurt 2022
| 15:08
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 raste të vdekjes nga koronavirusi.
Gjatë kësaj kohe, sipas ministrisë, 602 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virus.
“Nga 4.386 testime, 602 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2.584 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 207.216. Në total numri i rasteve aktive është 12.651”, ka njoftuar ministria.