Gjashtë të vdekur dhe mbi 2 mijë e 500 raste të reja me Covid
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur gjashtë persona dhe janë paraqitur 2 mijë e 563 raste të reja me Covid.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 2 mijë e 563 doza të vaksinës kundër Covidit.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 783 672 doza të vaksinës. Deri më sot 806 8268 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 82 751 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 12 259 testime, 2 590 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2 952 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 174 996. Në total numri i rasteve aktive është 33 538”, ka njoftuar MSh-ja.