Gjashtë të vdekur në Evropë, shkak moti i ligë
07 janar 2019
| 14:29
Të paktën gjashtë persona kanë vdekur në incidente të lidhura me motin e ligë në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Autoritetet e këtyre vendeve paralajmëruan sot për rrezikun e ortekëve në Alpet veriore.
Policia gjermane ka bërë me dije se një 44-vjeçar në Wakersberg të Bavarisë është vrarë kur degët e pemëve ranë mbi të, për shkak të borës, njofton “AP”.