Gjashtë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë
10 mars 2021
| 15:03
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 6 raste të vdekjes nga koronavirusi.
IKShPK-ja ka bërë me dije se rastet e vdekjes janë Fushë Kosova, Prishtina, Drenasi, Gjilani dhe Lipjani. “Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (78, 62 vjeç), Drenas 1 rast (65 vjeç), Gjilan 1 rast (86 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (77 vjeç)”, ka njoftuar instituti.