Gjashtë të vdekur nga Covidi në 24 orët e fundit në Kosovë
18 gusht 2020
| 15:24
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë gjashtë persona që ishin të prekur me Covid-19.
Aktualisht në vend nga ky virus kanë vdekur 416 persona.
Po gjatë kësaj periudhe janë shëruar 219 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.708.
(F.D / Epoka e re)