Gjashtë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit
16 korrik 2020
| 15:23
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë vdekje nga koronavirusi në vend.
“Numri total i rasteve pozitive është 5 369 raste nga 29 546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 118 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Më datë 15 korrik 2020, janë shëruar 83 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2 545 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 706”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.