Gjashtë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

12 gusht 2021 | 17:02

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të enjten gjashtë të vdekur nga Covidi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë: nga dy në Shkup (75 dhe 76 vjeç) dhe Tetovë (53 dhe 77 vjeç) dhe nga një në Gostivar (58) dhe Manastir (79).

Të gjithë kanë ndërruar jetë nëpër spitale.

Sipas raportit, nga 5 390 testet e bëra janë regjistruar 639 raste të reja me Covid-19.

Më shumë të infektuar janë regjistruar: Shkup – 218, Tetovë – 113, Gostivar – 99, Strumicë – 37, Kumanovë – 34 dhe Kërçovë – 32.

Sipas autoriteteve, 22 pacientë të shëruar brenda 24 orëve.

Numri i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 159,908, numri i pacientëve të shëruar është 150 635, numri i vdekjeve 5 527, kurse numri i rasteve aktive është 3 746.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë mbi…