Gjashtë të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Gjermani
24 janar 2020
| 15:37
Gjashtë persona dyshohen se kanë vdekur nga të shtënat me armë zjarri në jugperëndim të Gjermanisë.
Policia gjermane ka bërë me dije se ka edhe të lënduar, duke pohuar se deri tani vetëm një i dyshuar është arrestuar.
Incidenti ka ndodhur në orën 12:45 afër një ndërtese në qytetin Rot am See në shtetin federal të Baden-Wuerttemberg.