Gjashtë të vrarë me armë zjarri në një spital në Çeki
Të paktën gjashtë persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën pasi një person hapi zjarr në një spital në qytet
Ostrava në Çeki, konfirmuan autoritetet për Euronews.
Rreth orës 10:35 policia deklaroi se kishte gjetur agresorin të vdekur në makinën e tij dhe se ai ishte vetëvrarë.
Më herët policia publikoi një foto të të dyshuarit, duke paralajmëruar se ai ishte i rrezikshëm dhe me gjasa i armatosur.
Autoritetet policore ishin lajmëruar për të shtëna me armë zjarri në një spital në distriktin Poruba, në qytetin Ostrava, në kufi me Poloninë rreth orës 17.19 të mëngjesit.
Por situata vijoi për disa orë me radhë dhe nga të shtënat brenda spitalit të traumës humbën jetën të paktën 6 persona.
Policia fillimisht publikoi foto të personit që dyshohet se qëndron pas sulmit duke kërkuar ndihmën e publikut në kapjen e tij, por më pas e fshiu njoftimin duke e etiketuar atë “dëshmitar të rëndësishëm”.
Kryeministri çek Andrej Babis ishte në vendngjarje nga ku e cilësoi ngjarjen një incident tragjik.