Gjashtë turistë humbin jetën nga stuhia në Greqi
Gjashtë turistë kanë humbur jetën dhe së paku 30 njerëz të tjerë janë plagosur nga një stuhi e fuqishme që ka përfshirë një rajon në veri të Greqisë.
Erërat e rrëmbyeshme dhe shirat e furishëm kanë përfshirë Halkidikin, pranë qytetit të Selanikut, të mërkurën vonë, kanë thënë zyrtarët.
Sipas tyre, dy çekë, dy rumunë dhe dy rusë kanë humbur jetën.
Fotografi dhe video të postuara në mediet sociale kanë treguar pemë të rrëzuara, makina të përmbysura dhe ndërtesa të dëmtuara.
Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa kanë shpërndarë mbi 100 punonjës të shpëtimit.
Charalambos Steriadis, udhëheqës i mbrojtjes civile në Greqinë veriore, e ka përshkruar stuhinë si një “fenomen të pashembullt”.
Stuhia ka pasur një mot të nxehtë në Greqi, me temperatura prej 37 gradësh celsius, gjatë dy ditëve të fundit.