
Gjashtë vetura përfshihen në aksident në Bresje të Fushë Kosovës, 4 të lënduar
26 prill 2025
| 20:27
Katër persona janë lënduar si pasojë e përfshirjes së gjashtë veturave në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, bëri të ditur se njësitë policore po merren me procedurat lidhur me aksidentin, raporton Telegrafi.
“Rreth orës 18:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (Bresje-F.Kosovë). Njësia e trafikut njofton se në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, shtoi Krasniqi.