Gjashtë viktima dhe 76 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

09 shtator 2020 | 16:47
Në Kosovë u konfirmuan të mërkurën edhe gjashtë viktima nga Covid-19 dhe 76 raste të reja pozitive.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se rastet e reja rezultojnë nga testimi i 589 mostrave.
Sipas raportit të Institutit, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 144 pacientë.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 14,377, i viktimave në 574 dhe i të shëruave në 10,926.
Aktive, ndërkaq, mbeten edhe 2,877 raste.
Kosova i ka regjistruar rastet e para me Covid-19 më 13 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti të mërkurën…