Gjashtë vite nga arritja e marrëveshjes për asociacionin

25 gusht 2021 | 12:00

Sot, më 25 gusht, janë bërë 6 vite nga arritja e Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Marrëveshja ishte arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut të Brukselit.

Pas kundërshtimeve të shumta nga opozita, më 31 tetor 2015, marrëveshja ishte dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga presidentja Atifete Jahjaga. Gjykata, në aktgjykimin e nxjerrë më 23 dhjetor të atij viti, kishte konstatuar se asnjë nga parimet e marrëveshjes nuk është tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës.

Institut Demokratik i Kosovës(KDI), ka postuar disa infografika që tregojnë shumë detaje të kësaj marrëveshje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e pagesës…