Gjashtë vite nga shpallja e pafajësisë se Haradinajt dhe Brahimajt
29 nëntor 2018
| 15:29
Sot janë bërë gjashtë vite kur Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kishte shpallur të pafajshëm ish-komandantin e UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj dhe ish-bashkëluftëtarin e tij Lahi Brahimaj.
Ky i fundit ka shpërndarë në profilin e vet në “Facebook” një status të cilin e kishte shkruar tri vite më parë.
Sipas tij, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës në atë kohë vërtetoi edhe njëherë pafajësinë e tyre duke i treguar gjithë botës se ata kanë bërë luftë të pastër dhe të drejt.
“Dyshimet për këto akuza dhe për luftën e UÇK-së janë mbyllur njëherë e përgjithmonë sot tre vite me parë. Lufta dhe sakrifica jonë për liri ishte e drejt dhe as sot e as kurrë nuk mund të përlyhet nga askush”, kishte shkruar Brahimaj.
/Epoka e re/