Gjashtë vjet burg për mësuesen që dhunoi seksualisht nxënësin e mitur

17 dhjetor 2023 | 09:25

Gjashtë vite burg, ky është dënimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në Firence, ndaj mësueses 50-vjeçare, e akuzuar për dhunë seksuale ndaj një nxënësi të saj të mitur me rrethanë rënduese të paaftësisë së djalit dhe minoritet psikologjik.

Kjo ngjarje daton më 5 nëntor 2019. Ankesa ka ardhur nga familja e nxënësit, 17-vjeçar në atë kohë.

Skena e dhunës së dyshuar ka ndodhur në një klasë shkolle në zonën e Firences. Prokurori kishte kërkuar dënim 8 vjet burg. Gjykata, përpos masës së sigurisë, ka kërkuar që mësuesja të mbajë distancë nga vendet e frekuentuara nga të miturit dhe t’i ndalohet mbajtja e funksioneve publike.

Së fundmi, viktimës i janë dhuruar edhe një shumë parash provizore prej dhjetë mijë eurosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria izraelite ka publikuar pamjet e një sulmi të premtes,…