Gjashtë vjet nga vdekja e akademik Esat Stavilecit

15 gusht 2021 | 14:10

Sot mbushen gjashtë vjet nga vdekja e intelektualit dhe akademikut Esat Stavilecit.

Akademik Arsim Bajrami ka thënë se Stavileci ishte një nga intelektualët dhe pedagogët më të shquar të Universitetit të Prishtinës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Bajrami ka shkruar se ai në mënyrë shkencore argumentojë të drejtën e Kosovës në vetëvendosje dhe pavarësi.

“Sot mbushen gjashtë vite nga vdekja e Akademik Esat Stavileci, profesor i rregullt në Fakultetin Juridik. Ishte një nga intelektualet dhe pedagoget më të shquar të Universitetit të Prishtinës. Ai në mënyrë shkencore argumentojë të drejtën e Kosovës në vetëvendosje dhe pavarësi. Profesori nga studentët dhe kolegët e tij do të mbahet në kujtesë si një pedagog i shquar, kolegë i dashur dhe orator i shkëlqyeshëm. Kisha nderin të jem student i profesorit, kolegë i fakultetit, bashkëpunëtorë i ngushtë në procese të shtetëndërtimit dhe së fundi kolegë dhe mik me të cilin kemi ndarë një zyrë të përbashkët në Akademinë e Shkencave dhe arteve të Kosovës . I përjetshëm qoftë kujtimi për Akademik Esat Stavilecin”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë…