Gjasula: Fati i Serbisë që nuk ra në të njëjtin grup me Shqipërinë
Pas Etrit Berishës, Mirlind Dakut është prononcuar edhe Klaus Gjasula në lidhje me shortin e “Euro 2024”, i cili e ka përballur kombëtaren shqiptare me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Emisioni “Koha Shtesë” ka vazhduar me intervistat kushtuar për Kombëtaren shqiptare.
“Në këtë grup që kemi dhe me shortin që na ra, vetëm Brazili mungonte aty (qesh). Jo, mua më pëlqejnë shumë këto përballje, do të kemi rivalë të fort dhe me traditë. Mungesa e Serbisë në të njëjtin grup? Është fati i Serbisë që nuk është në grup me ne (qesh)”, ka thënë Gjasula.
“Por unë nuk e kisha mendjen se te kush grup u fut Serbia, interes është vetëm te suksesi i Shqipërisë. Nëse do të na binte, gjithë vëmendjen do ta merrte vetëm ajo ndeshje. Ndoshta është më mirë kështu që të kemi vëmendjen vetëm te futbolli”, ka shtuar Gjasula.